Qendra e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë është institucion publik buxhetor që gëzon personalitet juridik, me seli në Tiranë. Ajo ngrihet dhe funksionon pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërsa ushtron funksionet nëpërmjet organeve drejtuese:
- Drejtori Ekzekutiv
- Bordi Drejtues
Bordi Drejtues i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, mbështetur në nenet 116, 147/a, pika 1, shkronja “d”, e 148/b, shkronja “c”, të Kushtetutës, nenin 92, pika 1, shkronja “ç”, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, si dhe në pikën 8, të Vendimit nr. 972, datë 2.12.2020, “Për organizimin, funksionimin e përcaktimin e kompetencave të Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë”, të Këshillit të Ministrave, është organi kolegjial vendimmarrës për Qendrën e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë.
Bordi Drejtues i Qendrës së Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë ka këtë përbërje:
1. Z. Ilir Rusi, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kryetari
2. Znj. Mirela Bogdani, anëtare i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Zëvendëskryetare
3. Z. Artur Metani, përfaqësues nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, anëtar
4. Znj. Ela Qokaj, përfaqësues nga Shkolla e Magjistraturës, anëtare
5. Z. Luan Abazi, përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, anëtar
6. Z. Ismail Shehu, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, anëtar
7. Z. Sotir Kllapi, si përdorues fundor që përfaqëson SPAK, anëtar
8. Z. Genti Xholi, si përdorues fundor nga prokuroritë e shkallëve të ndryshme, anëtar
9. Znj. Elsa Ulliri, si përdorues fundor nga gjykatat e shkallëve të ndryshme, anëtare
10. Z. Julian Haxhiu, si përdorues fundor nga gjykatat e shkallëve të ndryshme, anëtar
11. Z. Erjon Bani, si përdorues fundor nga gjykatat e posaçme KKO, anëtar.
Misioni i qendrës është caktimi i standardeve dhe i politikave, në përputhje me rregullat për politikat e përgjithshme shtetërore, për sistemin e teknologjisë së informacionit, për sistemin e drejtësisë, për një funksionim efektiv të sistemeve të teknologjisë së përpunimit të informacionit dhe të të dhënave (pajisje dhe programe), duke siguruar përmbushjen e nevojave të institucioneve të sistemit të drejtësisë.
Qendra nuk ka akses të drejtpërdrejtë në sistemet e teknologjisë së informacionit të institucioneve të sistemit të drejtësisë.