S

Statusi i Nepunesit

Pozicionet ne QTI jane me kontrate pune te pacaktuar kohe, ne kategorine e nepunesit civil, sipas Ligjit Nr. 152/2013 "Per nepunesin civil".

Ligji Nr. 152/2013, i ndryshuar
P

Procedura e Rekrutimit

Rekrutimi kryhet nepermjet procedure se shpalljes se konkursit publik, me levizje paralele ose emerimi, sipas kategorive te parashikuara nga ligji.

VKM Nr. 243/2016
T

Tipi i Institucionit

QTI eshte institucion publik buxhetor i pavarur me personalitet juridik, me seli ne Tirane, i financuar nga buxheti i shtetit.

VKM Nr. 972/2020, Pika 2 dhe 4
F

Funksionet Mbeshtetese

Funksionet horizontale administrative, financiare e logjistike kryhen per QTI nga Keshilli i Larte Gjyqesor, si institucion prane te cilit ngrihet qendra.

VKM Nr. 972/2020, Pika 2

Njoftim

Njoftimet per shpallje konkursi per vende te lira pune ne QTI publikohen ne faqen zyrtare te Keshillit te Larte Gjyqesor. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne sipas procedureve dhe afateve te percaktuara ne njoftimin e konkursit.

Baze Ligjore – VKM Nr. 972, date 02.12.2020

Qendra e Teknologjise se Informacionit per Sistemin e Drejtesise (QTI) eshte institucion publik buxhetor, qe gezon personalitet juridik, me seli ne Tirane. Qendra ngrihet dhe funksionon prane Keshillit te Larte Gjyqesor, i cili siguron ambientet e pershtatshme te punes per te. Funksionet mbeshtetese horizontale administrative, financiare e logjistike kryhen per qendren nga Keshilli i Larte Gjyqesor.
Vendim i Keshillit te Ministrave, Pika 2, Nenet 100, 147/a, 148/b te Kushtetutes, Neni 92 i Ligjit Nr. 115/2016
Shkarko VKM 972/2020 (PDF)