Qendra e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë
Qendra e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë është institucion publik buxhetor që gëzon personalitet juridik, me seli në Tiranë. Ajo ngrihet dhe funksionon pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërsa ushtron funksionet nëpërmjet organeve drejtuese.
Garantimi i pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe ndarja e pushteteve.
Garantimi i sigurisë dhe i integritetit të të dhënave në sistemet e teknologjisë së informacionit të institucioneve të sistemit të drejtësisë.
Mbrojtja e të dhënave personale dhe garantimi i konfidencialitetit.
Ruajtja e sekretit dhe ndalimi i publikimit të akteve hetimore.
Garantimi i ndërveprimit dhe i shkëmbimit të të dhënave ndërmjet sistemeve të teknologjisë së informacionit të institucioneve të sistemit të drejtësisë.
Garantimi i prodhimit dhe i shpërndarjes së statistikave ndërmjet institucioneve të sistemit të drejtësisë, përfshirë edhe Ministrinë e Drejtësisë.
Garantimi i zbatimit të standardeve të Bashkimit Evropian për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.
Aktet e nxjerra nga qendra janë të detyrueshme për të gjitha institucionet e sistemit të drejtësisë.




