Programi i Transparencës

Programi i Transparencës për QTI

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 "Për të drejtën e informimit", Qendra e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë publikon Programin e Transparencës të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Përditësuar më: 17/08/2026

Programi i Transparencës
Hyrje
Rreth autoritetit
Kuadri ligjor rregullator — Tekstet e plota
Tekstet e plota
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi QTI
Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të QTI
Procedurat e prokurimit / koncesionit / partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga QTI
Mendime lidhur me hartimin e akteve ligjore / politikave publike
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
Ndihma shoqërore / subvencione të dhëna nga QTI
Informacione / dokumente të kërkuara më shpesh
Hyrje — Programi i Transparencës

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 "Për të drejtën e informimit", i ndryshuar (në vijim "LDI"), Autoriteti Publik (Qendra e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë në vijim "QTI") publikon Programin e Transparencës (në vijim "PT") sipas modelit të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim "Komisioneri").

Informacioni në PT publikohet i përditësuar, në çdo rast që pëson ndryshime, duke shënuar edhe datën e përditësimit të fundit. Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t'u bërë publik pa kërkesë. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të QTI.

Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit, QTI vlerëson nëse ka ndonjë kufizim ligjor për publikim. Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga QTI.

Nëse QTI nuk ka/zotëron informacione pjesë përbërëse të PT, atëherë bën shënimin përkatës (psh: nuk ka informacion, nuk ofron shërbimin, etj.).

Rreth autoritetit

Struktura e pagave

PozicioniNr. pozicioneshKlasa e pagave
Drejtori Ekzekutiv1II-1
Specialist5IV-1
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
  • Koordinatore për të drejtën e informimit: Znj. Dile Zhuri
  • E-mail: dile.zhuri@qti.al
  • Tel: 068 228 7216
  • Adresa: Godina "Poli i Drejtësisë", Rruga "Ana Komnena", Tiranë
  • Orari: E Hënë — E Premte, 08:00 — 16:00
Procedurat e prokurimit / koncesionit / partneritetit publik privat
  • Lista e kontratave të lidhura (shuma e kontraktuar, palët, përshkrimi)
  • Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik
  • Regjistri i realizimeve të prokurimit publik
  • Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave
Bazuar në pikën 24 të VKM nr. 972, datë 2.12.2020: "Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjegjës për zbatimin e rregullave të menaxhimit financiar në qendër, në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi për sistemin buxhetor në Republikën e Shqipërisë."
Shërbimet që ofrohen nga QTI

Standardet, specifikimet teknike dhe aktet e tjera në fushën e TIK miratohen nga Bordi Drejtues i QTI, në zbatim të VKM nr. 972, datë 2.12.2020, pika 7. Aktet e nxjerra nga Qendra janë të detyrueshme për të gjitha institucionet e sistemit të drejtësisë.

Mendime lidhur me hartimin e akteve ligjore / politikave publike

Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të QTI

  • Njoftimi dhe konsultimi publik

Planet vjetore, komentet/rekomandimet e palëve të interesuara dhe raportet vjetore për transparencën ende nuk disponohen.

Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
  • Forma e dokumenteve / informacioneve: elektronike, kopje fizike, audio, video, foto
Ndihma shoqërore / subvencione të dhëna nga QTI
QTI nuk e ofron këtë shërbim.
Informacione / dokumente të kërkuara më shpesh
Bazuar në pikën 2 të VKM nr. 972, datë 2.12.2020: "Qendra është institucion publik buxhetor, që gëzon personalitet juridik, me seli në Tiranë. Qendra ngrihet dhe funksionon pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili siguron ambientet e përshtatshme të punës për të. Funksionet mbështetëse horizontale administrative, financiare e logjistike kryhen për qendrën nga Këshilli i Lartë Gjyqësor."